Një nënë marokene dhe partneri i saj algjerian akuzohen në Londër për vrsjen e djalit të tyre tre muajsh. Foshnja u gjet me fraktura të shumta në kafkë dhe ndërroi jetë disa javë më vonë në spital, ndërsa ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik. Mediat shkruajnë se nëna e foshnjes së ndjerë, dyshohet se i kishte dërguar mesazhe vëllait të saj duke shprehur shqetësimin e saj të thellë për foshnjën, ndërsa kishte deklaruar se dëshironta ta viste.

“Ai më ka mërzitur shumë. Nuk ka fjetur ende. Thjesht godite në djall dhe kaq. Do të doja të vd*ste,” dyshohet se kanë qëne disa nga mesazhet që ajo i ka dërguar familjarëve të saj.

Një mjeko-ligjor zbuloi se foshnja kishte pësuar fraktura të shumta në kafkë, brinjë të thyer dhe gj*kderdhje të rëndë në tru. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, e ëma pretendoi se nuk dinte asgjë për lëndimet e djalit të saj. Ajo argumentoi se lëndimet në kokë mund të jenë shkaktuar gjatë lindjes së fëmijës.

Të dy të pandehurit mohojnë akuzat për vrsje dhe shkaktim ose pranim të vdkjes së fëmijës së tyre. Gjyqi për ta është caktuar të fillojë më 1 shkurt 2027, me një seancë paraprake më 27 korrik