Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë nisur një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Që pas puthjes së parë në buzë, duket se marrëdhënia e tyre po bëhet më e fortë.

Madje nuk kanë munguar as bisedat rreth planeve të tyre pasi të dalin nga “Big Brother VIP2”.

Gjatë një bisede, moderatorja është shprehur se si fillim do dëshironte bashkëjetesën, që ta njohë sa më mirë këngëtarin jashtë. Nga ana tjetër, duket se Luizi do një fëmijë sa më shpejt.

Së fundmi dyshja janë ngacmuar nga Olta Gixhari, e cila iu ka hedhur idenë, pse të mos e nisnin një fëmijë që brenda shtëpisë së BBV. Mirëpo moderatorja është shprehur shumë e prerë se diçka të tillë nuk do ta bënte kurrë.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: I preka barkun dhe më tha të lutem se nuk jam gati.

Kiara: Do vijë natyrshëm.

Luizi: S’do pres të vijë natyrshëm. (qeshin)

Olta: Pse nuk e nisni këtu ju? Ka vend, të heqin kamerat.

Luizi: Kur tani apo nesër?

Kiara: Çfarë thua, o Olta

Olta: Shumë bukur do të ishte.”

Luizi: S’ka nevojë t’i heqin kamerat ata, nuk bëhet fjalë.

Kiara: Kurrë, edhe sikur të thoshin nesër mbaron jeta jote, se bëj kurrë atë gjë.

Olta: Me burrin tënd je.

Luizi: S’ka lidhje.