Me rastin e Shën Valentinit, Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një mision mjaft të bukur. Sapo të dëgjojnë gongun ata duhet të puthin njëri-tjetrin. Por jo vetëm kaq, pasi kur të lexojnë emrin e tyre në led duhet të zgjedhin një banor për të dedikuar disa fjalë dashurie dhe do zgjedhin të ndryshëm.
“Në ditën e të dashuruarve dëshirojmë që shtëpia më e famshme e Shqipërisë të ketë vetëm dashuro. Sot edhe nëse disa prej jush kanë hatërmbetje me të tjerë, duhet t’i lini pas krahëve dhe të dhuroni vetëm dashuri.
View this post on Instagram
Sa herë të bio gongu, secili prej jush duhet të puthë 3 banorë të tjerë dhe sa herë të lexoni emrin tuaj në led, duhet të zgjidhni një banor brenda shtëpisë dhe t’i dedikoni një mesazh dashurie. Nuk është e thënë të jetë mesazh romantik, mund të jetë mesazh dashurie miqësor, mirënjohje, falënderimi. Kini kujdes se nuk mund të zgjidhni dy herë të njëjtin banor që t’i bëni dedikimin. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruhej në zarfin e Vëllait të Madh.