Jeta profesionale dhe ajo private e Robert Berishës ka qenë gjithmonë në fokus të mediave rozë. Pas ndarjes nga këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ai është përfolur për disa lidhje deri më tani.
Madje së fundmi, këngëtari mesa duket ka nisur një romancë të re. Ose kështu duket nga disa fotografi të reja të publikuara nga “Prive”.
Në imazhe në fjalë, ndonëse nuk mund të identifikohet lehtë, Roberti shihet dorë për dore me një vajzë bionde gjatë një mbrëmjeje në Prishtinë.
Kjo vjen disa muaj pasi u tha se Roberti i ka dhënë fund lidhjes me Laureta Maqedoncin.