Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka festuar dje ditëlindjen e 24, në një organizim privat, të rrethuar nga familjarë, miq të afërt dhe njerëzit më të dashur për të.
Në festë ishte i pranishëm edhe partneri i saj, DJ Gimbo, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, lidhje që vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes erdhi kur Gimbo vendosi t’a surprizonte Selinin. Ai organizoi ardhjen e defatorëve, të cilët sollën atmosferë festive dhe e bënë atmosferën edhe më të veçantë për vajzën e ditëlindjes.
Pamjet nga surpriza janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë marrë komente të shumta nga ndjekësit e çiftit, të cilët kanë vlerësuar gjestin romantik të DJ-it.
Ndërkohë nuk ka munguar urimi publikisht në rrjetet sociale. Gimbo ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqen së bashku dhe krahas ka shkruar disa fjalë të ëmbla.
“Urime ditëlindjen e 24 qika jeme e vogël pinl, festofsh gjatë gjithë jetës tënde me shëndet dhe lumturi po ashtu edhe me dashuri (me mu). Ajllovju maj gerll. I bofsh 100 vjet, mos harro Gimbo love you shumë okay!”, ka shkruar Gimbo në postimin e tij.





