“Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Ilir Vrenozi, feston sot 55 vjetorin e lindjes. Ai ishte në një lidhje direkte me emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, ku zbuloi detaje për festën e madhe që do të bëjë me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vrenozi u shpreh se ditën e tij të veçantë do ua kushtojë vetëm atyre, pasi eksperienca në BBV do të mbetet gjatë në jetën e tij.

Iliri tregoi se u ka nisur të gjithëve mesazhe dhe ishte i zhgënjyer nga Kristi dhe Brikena që nuk i kishin kthyer përgjigje.

I pyetur nëse do të ishte Selin me Gimbon në festën e tij, ai u shpreh se fituesja e edicionit të pestë të BBV i ka thënë se ‘më datë 6 do shkojë të takojë babain’.

Pjesë nga intervista:

Iliri: Sot ditën ua kam kushtuar me shumë kënaqësi banorëve të “Big Brother”

Fiori: Çfarë do të ndodhë sot?

Ilir: Sot ua kam kushtuar atyre. Kjo ishte një nga gjërat që do mbetet në jetën time gjatë. Janë të ftuar dhe do vijnë ato që më kanë përzemër.

Fiori: Do organizosh një festë të madhe? Më jep disa detaje

Iliri: Po, dua të falënderoj një mikun tim që ka një lokal dhe më ka bërë shumë nder. Se ti e di që unë nuk kam kushte…

Fiori: Je treguar gjithmonë i hapur, shumë realist. Kjo është një nga pikat e tua të forta.

Iliri: Stine që është pika ime e dobët. Stenaldo, Seno, të gjithë me radhë.

Fiori: Selin do të vijë? Gimbo?

Iliri: Selin më tha se më datë 6 do ikë të takojë babain, edhe m’u betua. Kam folur gati me të gjithë, u kam shkruar në privat. I vetmi që s’më ka kthyer përgjigje, nuk ka marrë mundimin, i është rritur mendja shumë, është Kristi. As përgjigje nuk më kthen. Edhe Brikena nuk po më kthen përgjigje. Mateo më tha se do më kthente përgjigje, po ende jo. Se më duhej numri.

Fiori: Mësova se i kishe sheshuar të gjitha problemet dhe tensionet me Mirin, do jetë në ditëlindje sot?

Iliri: Senon mos e dëgjo se është si ato plakat e liga që vetëm gënjejnë. Kam folur me dy miq të tjerë aty, është mbyllur me kaq. Njëri që do vijë sot, më pyeti dhe i thashë ‘unë nuk jam njeri që mbaj inat’. Edhe sikur të vijë, do e pres krahëhapur, do t’ia di për nder.

Fiori: Nëse nuk e ke ftuar, si do të vijë?

Iliri: Me këtë që fola, më tha ‘a ti them’, i dhashë ‘lirinë’ që t’i thoshte ça të donte.

Fiori: Po Rogertin e ke ftuar? Juelën?

Iliri: Rogerti më ka surprizuar, nuk e prisja. Kur bëra debatin me Mirin, ai erdhi dhe mendova se do bënte fjalë. Ai erdhi dhe më hodhi duart në qafë, e më tha se i ka lënë gjërat brenda.

Fiori: Do jetë sot në festë?

Iliri: Po do jetë, do jetë në makinë me Stinën. Stenaldo, Artan Kola. Femrat nuk më erdhën, ishin të gjitha të zëna. Vetëm Armela, edhe ajo më tha  ‘Ilir po u bë dhe një femër tjetër që të vij, se më vjen rëndë’.