Një grua ka zbuluar se udhëtimi për në Turqi për të rregulluar dhëmbët ka qenë ‘vendimi më i gabuar” ndonjëherë. 35-vjeçarja Mel, herë pas here ndan me ndjekësit në “TikTok” rrugëtimin e saj me dhëmbët.
E së fundmi ka shpjeguar sa shumë është penduar që ka bërë dhëmbët në Turqi, pasi procesi ka qenë shumë i dhimbshëm.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video të shkurtër ku fillimisht shfaqet Mel duke fluturuar në drejtim të Turqisë dhe krahas këtyre pamjeve ka shkruar:
“Dhëmbët e bëra në Turqi – gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë”.
Më pas Mel ka treguar edhe një foto të saj ku shfaqet pa ndenja ndërsa i nënshtrohej procedurës. Ajo mbante një kapuç në kokë dhe një fustan spitali. 35-vjeçarja kishte pambuk në hundë dhe një tub që i dilte nga goja.
Ndërsa në fund të klipit, e reja tregon rezultatin përfundimtar – ca dhëmbë verbues të bardhë.
“Pse i bëra këto? Gabimi më i keq ndonjëherë! Kaq shumë boshllëqe, kaq shumë dhimbje”, ka vijuar Mel.
Video në fjalë është bërë shumë shpejt virale dhe ka grumbulluar më shumë se 700 mijë pëlqime dhe ka 10 mijë komente.