Një 31-vjeçare, e cila ka shpenzuar plot 100 mijë paund në operacione plastike për t’u dukur si kukull Barbie, ka zbuluar së fundmi se si dukej para se të bënte ndërhyrjet.
Mediat e huaja shkruajnë se është fjala për modelen suedeze, Alicia Amira, e cila tani jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Modelja e faqes për të rritur “OnlyFans” ka thënë se e ka mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet.
“Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja”, ka thënë 31-vjeçarja.
Por Alicia ka vendosur që me fansat e saj të ndajë edhe një fotografi se si dukej para se të fillonte kirurgjinë plastike.
“Kam fshirë të gjitha fotot se si kam qenë. Unë jam duke luftuar vazhdimisht stigmën dhe duhet shumë guxim për t’i qëndruar besimeve, ëndrrave dhe stilit të jetës që dua”, ka thënë në “Twitter” 31-vjeçarja.
Amira ka nisur transformimin drastik pasi la punën e saj në fushën e marketingut. Fillimisht bëri gjoksin, ballin, sytë, faqet dhe buzët.
Për më tepër, ajo ka pasur mbushës faqesh, mbushës hundësh, botoks në të gjithë fytyrën e saj, mbushës për mjekrën dhe mbushës të nofullës.
Alicia gjithashtu ka bërë vetullat e saj më të larta, ka vendosur qerpikë më të trashë dhe ka bërë tatuazhe në gishtat, gjoksin dhe qafën e saj.
Ndërkohë suedezja pretendon se ka shpenzuar mbi 98,930 paund për trajtime bukurie.
“Unë mund të kisha bërë një jetë normale nëse do të doja, por zgjodha të bëhem një objekt seksi. Jam krenare për udhëtimin tim, çdo hap të tij dhe të gjitha hapat që do të bëj”, ka thënë më herët 31-vjeçarja.
Por ajo ka shtuar se ‘jeta si kukull plastike nuk është për të gjithë dhe nuk do të këshillonte domosdoshmërisht asnjë vajzë në të ardhmen që të ndjekë rrugën e saj’.
“Nëse vajza ime dëshiron vërtet gjinjtë e mëdhenj dhe gjithçka tjetër, atëherë unë do ta çoja te kirurgu”, ka thënë ajo.