Stilistja e famshme, Victoria Beckham, ka zbuluar se mund ta shesë biznesin e saj të modës nëse i jepet mundësia e duhur. Marka thuhet se tani vlerësohet me një vlerë marramendëse prej 100 milionë paund.

Ylli i “Spice Girls”, e cila dikur mori hua 30 milionë paund nga kompania e bashkëshortit të saj, David Beckham, tha se të ardhurat e markës së saj të modës tani kanë tejkaluar 100 milionë paund dhe pranoi se nuk do të thoshte asnjëherë kurrë për shitjen e biznesit.

Duke folur për Financial Times të martën, Victoria u pyet:

“A do ta shisje biznesin tënd?”, u pyet ajo të martën teksa po fliste për “Financial Times”.

”Nuk do të thoja asnjëherë kurrë dhe më pëlqen të shoh mundësitë”, tha Victoria duke shtuar: ”Por për momentin po shoh rritje, por nuk do të thoja kurrë kurrë”.

“Jam shumë emocionuese, ky është një lajm i fundit, dyqani im në Londër po tregon se ka një oreks të madh, kështu që jemi gati të hapemi në Nju Jork dhe Miami”, ka vijuar bashkëshortja e David Beckham.

Victoria shtoi se objektivi i saj është të ndërtojë një “markë trashëgimie”, duke zgjeruar biznesin edhe në kategori të tjera ku ende nuk ka hyrë.

“Hapi tjetër është zgjerimi i shitjes me pakicë dhe do të shohim se ku do të shkojë më tej. Jam shumë me fat. Po ndërtoj një markë trashëgimore, ka kategori në të cilat nuk kam hyrë ende, kështu që shohim një mundësi të madhe dhe kemi kaluar shumë kohë duke e rregulluar, por tani është koha për rritje. Dua ta ndërtoj këtë shtëpi”, ka zbuluar ajo.