Gjatë intervistës që Mateo Borri ishte duke i zhvilluar influenceres dhe ish-banores së “Big Brother VIP 3”, Erjola Doçi, kjo e fundit e ka surprizuar finalistin e BB VIP5 me një pyetje.

Ndërkohë në panelin e “Top Arena” ishte edhe Brikena, ish-partnerja e tij, me të cilën nisi një romance brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Erjola e ka pyetur Mateon se si është ta ndash skenën me ish-të dashurën, ndërsa Mateo, i papërgatitur për këtë pyetje, u shpreh:

“Ashtu siç po e sheh edhe vetë”.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Mendon që ky do të jetë partneri ideal dhe i fundit për ty?

Erjola: Këtë s’e di, përndryshe do e dije edhe ti në qoftë se… nejse, se nuk po ju ngacmoj më. Edhe një pyetje.

Mateo: Nuk ka pyetje nga ty.

Erjola: Si është ta ndash skenën me ish-in?

Mateo: Ashtu siç po e sheh edhe vetë.