Ish-futbollisti i famshëm spanjoll, Gerard Pique, ka rikthyer në vëmendje historinë e njohjes me këngëtaren kolumbiane Shakira, duke zbuluar se gjithçka nisi nga një mesazh i thjeshtë që lidhej me motin.

Në një rrëfim të bërë publik së fundmi, Pique tregoi se kontakti i parë mes tyre erdhi gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku Shakira interpretonte këngën zyrtare të turneut, “Waka Waka”.

“E pyeta për motin, sepse po shkonim në Afrikën e Jugut dhe doja të dija çfarë temperature ishte atje”, kujtoi ai, duke shtuar se biseda mes tyre vijoi më tej dhe krijoi një lidhje të veçantë.

Sipas futbollistit të famshëm, komunikimi mes tyre u bë i përditshëm dhe ai i premtoi këngëtares se do të arrinte deri në finalen e Botërorit vetëm që ta takonte sërish. “I thashë se do të fitonim Botërorin, sepse vetëm kështu do të mund ta shihja përsëri në ceremoninë finale”, u shpreh ai.

Historia  dashurisë mes Pique dhe Shakirës u kthye për vite me radhë në një nga marrëdhëniet më të komentuara në botën e sportit dhe spektaklit. Çifti qëndroi bashkë për më shumë se një dekadë dhe u bënë prindër të dy djemve, përpara se të ndanin rrugët në vitin 2022.