Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Sonila Velja, një grimiere shqiptare e cila ka korrur sukses në Itali, duke punuar me disa nga yjet më të njohur si Belen Rodriguez, Monica Bellucci apo Elettra Lamborghini.

Gjatë intervistës ajo ka treguar eksperiencën e saj me personazhet e njohur, duke treguar detaje nga personaliteti i tyre.

Pjesë nga intervista:

Monica Bellucci-n sa herë e ke grimuar ti?

E kam grimuar dy herë

Si ka qenë eksperienca me të?

Fantastike. Unë e adhuroj se është shumë e thjeshtë. Të vë në qetësinë tënde maksimale, pa komplekse. Herën e parë në Festivalin e Venecias më thirrën për të shkuar te dhoma e saj dhe më tha ‘zemër ky është fustani, mund të zgjedhësh ti se çfarë më shkon mua’.

Vërtetë?

Po. Më tha ‘më bëj thjeshtë, jo shumë të ngarkuar se nuk pëlqen’. Sikur ishim shoqe. Madje më thoshte ‘ça perle mund të vendos’

Të kërkonte mendim?

Po.