Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron.
Balerina e njohur ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, emocionet që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.
Në një moment gjatë intervistës, Selin është pyetur për të gjithë fituesit e pesë edicioneve të BBV, që t’i rendisë nga ata që kanë dhënë më shumë show, që e kanë merituar deri tek ai që ka bërë më pak.
Bollati përmendi vetëm emrin e Luiz Ejllit, duke thënë se është fitues absolut. Më pas nuk tha emra të tjerë, por shtoi se edhe nëse qëndron 10 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother”, kontributi që ti jep të kushton.
Pjesë nga intervista:
Nga pesë fituesit e këtyre pesë edicioneve të “Big Brother VIP Albania”, si do t’i rendisje, nga ata që mendon që kanë dhënë më shumë show, e kanë merituar vërtetë deri tek ai që më pak?
Kjo është pak e ‘shëmtuar’ për t’u bërë se më beso, edhe nëse 10 ditë të rrish brenda shtëpisë së “Big Brother”, kontributi që ti jep të kushton. Të kushton energji, të kushton durim. Ajo është një eksperiment social dhe ti normalisht investon shumë për të qenë pjesë e asaj dhe jo më për të qenë fitues. Një fitues absolut që ka qenë dhe mbetet sot, e ka emrin, patjetër që është Luizi. Por që nuk do doja ti vendosja në një renditje pasi mendoj se secili e ka dhënë kontributin e vet për lojën e tij ose saj, dhe si i tillë ka dalë fitues. Secili e ka patur të vështirë në mënyrën e vet.




