Banorët e “Big Brother VIP2” kanë parë në monitor momentin ku të “burgosurit” lexuan zarfin që Vëllai i Madh futi në shtëpi.
Përmbajtja e zarfit i jepte mundësinë banorëve të shkëmbenin një prej të burgosurve, me dy banorë të tjerë.
Banorët e burgosur abstenuan, duke mos pranuar shkëmbimin. Olta u shpreh shumë e mërzitur se po bëhen diferencime, pasi sipas saj, ishte Luizi që shkoi e negocioi me Vëllain e Madh.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Kristi shtoi se nuk e ka aspak problem për këtë që tha Olta, por nëse është kështu ‘të qëndrojnë të katërt në burg’.
Këto komente i dëgjuan edhe banorët nga ana tjetër e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilët mendojnë se “ata kanë frikë të lirojnë njëri-tjetrin”.