Historia mes Al Bano dhe Romina Power është një nga më të ndjekurat në Itali një dashuri që nisi si përrallë dhe përfundoi në një ndarje që ende sot prodhon polemika. Debati u rikthye pas një interviste të Romina Power në emisionin Belve, ku ajo foli për fundin e martesës së tyre me tone të forta emocionale. Ajo la të kuptohej se në një moment të vështirë të jetës, nuk gjeti mbështetjen që priste nga partneri:
“Kur mendon se ke një shtyllë pranë teje dhe do të mbështetesh… por nuk ka asgjë.”
Këto fjalë duket se e kanë prekur thellë Al Bano-n. I ftuar në Domenica In, këngëtari reagoi publikisht, duke dhënë versionin e tij: Ai këmbënguli se ka bërë gjithçka për të shpëtuar familjen dhe marrëdhënien, por situata kishte arritur në një pikë pa kthim.
“Kam provuar gjithçka për të shpëtuar bashkimin… për mua familja është e shenjtë,” u shpreh ai. Më pas erdhi edhe momenti më emocional, kur iu drejtua drejtpërdrejt ish-bashkëshortes përmes kamerave: “Kam qenë një baba i mirë… nuk është e drejtë ajo që ke thënë.” Sipas mediave italiane, ai i përjetoi deklaratat e saj si “një thikë në zemër”, madje në një moment u shpreh edhe se këto fjalë “po e vrasin” shpirtërisht.



