Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e modeles së njohur dhe aktores Cindy Craëford dhe biznesmenit Rande Gerber. Mediat amerikane raportojnë se është ndarë nga jeta djali i tyre 27 vjeçar Presley Gerber. Sipas mjekut ligjor të Qarkut të Los Angeles, ai vdiq të dielën, më 20 shtator, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, raporton TMZ.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga një zëdhënës i familjes. “Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë dhe të dhimbshme”, thuhet në deklaratën në emër të Cindy Crawford, Rande Gerber dhe vajzës së tyre Kaia. Presley ishte djali i vetëm i çiftit dhe ashtu si motra e tij Kaia, kishte ndjekur hapat e nënës së tij në botën e modelingut.

Në janar të vitit 2019, Presley u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Po atë vit, ai u dënua me tre vjet lirim me kusht, një program rehabilitimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy ditë shërbim ndaj komunitetit.