Partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, Sara Hoxha, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet.

Por duket se disa prej fansave nuk i kanë pëlqyer shumë pozat e saj dhe kanë shpërthyer keq ndaj Sarës.                                                                       

Ajo shihet teksa ka ekspozuar të pasmet, ku shfaqet me bikini duke ngritur pantallonat. Por, njerëzit nuk e kanë pritur mirë, madje kishte nga ata që thanë se po e bënte për vëmendje.

“Pse e bën veten të keqe kur je e mirë”, i ka shkruar një fans dhe një tjetër më pas shton: “Turp me këto foto”.

Ndërkohë Sara nuk iu është përgjigjur asnjë komenti.

Kujtojmë se ajo u përfshi në një dramë me Dafina Zeqirin, dhe e gjitha për një varg kënge e cila ishte e ngjashme me këngën e Ledrit.