Këngëtarja e famshme, Ellie Goulding, u zhvesh e gjitha për një fotografi në banjë, vetëm pesë muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

39-vjeçarja dukej në super formë teksa pozonte në vaskë për foton provokuese, duke u mbuluar vetëm me duar.

Foton e realizoi pasi zbuloi se kënga e saj e re “Ravers” do të publikohet nesër, ndërsa videoklipi muzikor do të dalë të premten.

Ellie Goulding dhe i dashuri i saj, Beau Minniear, mirëpritën vajzën Iris në mars. Ajo ka gjithashtu dhe djalin Arthur, 4 vjeç, me ish-bashkëshortin Caspar Jopling.

Më parë duke folur për shtatzëninë e saj të re, Ellie tha: “Kam një të dashur të mrekullueshëm. E kam pak më të lehtë sepse kam mbështetje të mrekullueshme. Ende punoj çdo ditë dhe ende shkruar çdo ditë.

Është një gjë e bukur të jesh në gjendje të rritësh një fëmijë dhe ndihem shumë me fat që jam e shëndetshme, por nuk është e gjitha që jam tani”.

Gjithashtu Ellie foli së fundmi për “The Sun” rreth albumit të saj të ri të ndarjes, duke përfshirë edhe mënyrën se si u dashurua përsëri.