Duka dhe Dukesha e Sussex u panë duke buzëqeshur në daljen e tyre të parë publike në një ndeshje basketbolli në Los Anxhelos, që kur u zbulua se Princi Harry do të merrte pjesë në kurorëzimin e mbretit pa gruan e tij. 

Dailymail ka siguruar një video nga momenti kur mijëra shikues të dyshes duartrokasin dhe dëgjohen duke brohoritur për një puthje mes tyre.

Princi Harry ishte i gatshëm për t’u plotësuar dëshirën fansave dhe shihet duke u përkulur drejt Markle, e cila duke qeshur nuk pranoi një puthje nga Princi.

Kjo është hera e parë që Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë së bashku që kur Dukesha lajmëroi se do të mungojë në kurorëzimin e Mbretit Charles III.

 Në fillim të këtij muaji, u njoftua se Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles pa Meghan. Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.