Mediat britanike në jo pak raste u kanë kushtuar faqe të tëra shqiptarëve dhe implikimit të tyre në aktivitete kriminale. Përveç kësaj, gazetat vendase kanë shkruar edhe për atentate e viktima dhe për të gjitha emëruar ka qenë droga, trafiku i saj, si dhe territoret që kanë vetë bandat.


Nuk kanë munguar viktimat e shumta të paktën përgjatë dekadës së fundit, ku në Britani kanë mbërritur shumë shqiptare që janë konfliktuar jo vetëm me rrjete kriminale vendase, por edhe me shqiptarë që jetojnë atje prej 20 vjetësh.


Trafikantët dhe kriminelët  shqiptarë po zhvillojnë një luftë të hapur në rrugët e Londrës, ndërsa përpiqen të zgjerojnë territorin e tyre që merret me drogë.


Jo vetëm kaq, por nuk mungojnë edhe vrasjet, ku në harkun e vetëm një viti janë 5 të vrarë mes shqiptarëve, pasi bandat kanë rritur kontrollin e tyre në tregun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, e vlerësuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit të ketë vlerë midis 9.4 miliardë dhe 11.8 miliardë paund në vit dhe mbi 25.7 milion paund në ditë.


Trafikantët nga Shqipëria, që media britanike i etiketon si kriminelë kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Britaninë e Madhe dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Britani, veçanërisht kokainën.


Duke importuar kokainë direkt nga Amerika e Jugut, Mafia Shqiptare ka hequr ndërmjetësin, duke i bërë të mundur që ata të zvogëlojnë rivalët e tyre, duke blerë drogën me çerekun e  çmimit direkt nga kartelet.


Ndër vrasjet e trafikantëve të drogës është edhe ajo e Flamur Beqirit, 36-vjeçari me origjinë shqiptare, që qëllua para gruas së tij jashtë shtëpisë së tyre në jug të Londrës dhjetorin e kaluar.


Më vonë doli se ai ishte një nga burrat më të kërkuar të Suedisë. Policia njoftoi për një vrasje të dyfishtë të dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve u gjet në bagazhin e një makine të goditur me thikë.  Vetëm dy muaj më parë, një trafikant shqiptar, u vra në banesën e tij në Brighton.


Numri i shqiptarëve në burg është katërfishuar nga 212 në 2013 në 999 në qershor të këtij viti, duke përbërë 10 për qind të të gjithë shtetasve të huaj në burg.



©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.