Qumështi, vezët, kikirikët, arrat, butakët dhe peshku mund të quhen “vrasësit” e dietës sonë, edhe pse janë të dobishëm për shëndetin tonë. Megjithatë, në disa raste ato mund të shndërrohen në një armë, madje edhe vdekjeprurëse, që kthehet kundër nesh.
Shoqata Italiane e Alergologjisë, Astmës dhe Imunologjisë Klinike (SIAAIC) i ka identifikuar ato duke përpiluar 5 rreziqet kryesore të alergjive të rënda dike përfshirë qumështin, vezët, kikirikët, arrat butakët dhe peshkun.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kikirikët zënë tre vendet e para, ndërsa në vendet skandinave, janë peshqit.
Alergjitë shpesh zhvillohen në fëmijëri.
Ato prekin 1 në 50 fëmijë, me 16% të rasteve që janë të rënda. Ndërkaq, mund të lindin në çdo moshë, përmes ushqimit.
Fëmija më i vogël alergjik që kam trajtuar ishte 5 ditësh dhe ishte intolerant ndaj qumështit, bëri të ditur profesor Alessandro Fiocchi, drejtor i Njësisë së Alergologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë.



