Shumë persona ankohen se do të sëmuren për shkak të ajrit të kondicionuar, ndërsa disa të tjerë nuk e durojnë dot vapën dhe kërkojnë me ngulm hapësira të ftohet sa më shumë të jetë e mundur.

Një gjë është e sigurte, një hapësirë shumë e ftohtë nuk është e mirë nëse temperatura jashtë është shumë e lartë. Dallimi midis temperaturës së jashtme dhe temperaturës së hapësirës së punës nuk mund të jetë më i lartë se maksimumi 6 deri në 8 gradë.  

Studime të shumta që kanë të bëjnë me ndikimin e temperaturës në produktivitetin e njerëzve në punë dhe efektin e tyre gjatë ditës kanë dhënë rezultate të ndryshme. Për shembull, kërkimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan se punonjësit bëjnë 10% të gabimeve në një temperaturë prej 25 gradësh, ndërsa kjo përqindje rritet në 25% kur temperatura bie në 20 gradë.

Meqenëse ne jemi një sistem homeostatik në kuptimin që ne mbajmë vazhdimisht një ekuilibër, domethënë një temperaturë trupore konstante, trupi ynë përpiqet të mbajë nxehtësinë kur dhoma është shumë e ftohtë dhe enët e gjakut spazmojnë. Dhe për këtë arsye, nëse në dhoma është e ftohtë, spazma e enëve të gjakut nënkupton rrjedhje të reduktuar të gjakut. Për këtë arsye, ka rënie të përqendrimit, prandaj gabimet ndodhin në punë. Dhe ky është një shpjegim i thjeshtë.

Për punët fizike ku trupi nxehet dhe mbinxehet, është gjithmonë më mirë që hapësira të jetë e freskët, ndaj ambienti optimal i punës është 20°C, maksimumi 21°C, thonë mjekët. Megjithatë, kushtet e punës dhe temperatura e punës për njerëzit e angazhuar në punë intelektuale është 25-26°C.