Ka mbajtur fjalën para gjithë protestuesve kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Keni ardhur në protestën e revolucionit demokratik paqësor, në një protestë me të cilën, ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, qeverisë antishqiptare me në krye Ramën.

Faktohet para shqiptarëve, Shqipërisë dhe Evropës si pushtues i këtij vendi. Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë  e vendit. Vite më parë, flakte si leckë flamurin amerikan, pak vite më parë rekrutonte sikur ishte siamez me Lukashenkon.

Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut, flamurin e NATO-s. Shqipëria e etërve të tij barbar, është modeli i tij. Në 8 vite shqiptarët u pakësuan me 1 mln banorë. Me këto ritme ai synon që pas 6 vitesh të ketë ndërtesa bosh, çerdhe trafikantësh, por jo shqiptarë të vërtetë. Jemi këtu për t’i thënë se ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë.”- tha Berisha.

Sot secili prej jush, cdo njeri këtu është me mision, me një mision të madh për veten dhe fëmijët, vendin dhe kombin e tij. Në një mision i cili do t’i jap shqiptarëve Shqipërinë e shekullit të 21. Në këtë mision vështirësit janë të mëdha.”- tha Berisha.