Një incident ka ndodhur gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Një vajzë demokrate e cila ishte duke folur në foltore përballë të pranishmëve, nuk u ndje mirë, duke i rënë të fikët. Në ndihmë i erdhën truprojat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të cilët e morën nga krahu duke e larguar nga aty.
E reja u mor me barrelë, për t’u dërguar në spital. Nuk dihet sesi është gjendja e saj shëndetësore.
View this post on Instagram
Mbështetës së opozitës me në krye Sali Berishën kanë nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë.
Protesta zhvillohet njëkohësisht me gjyqin në Apel për vulën e Partisë Demokratike, ku do të vendoset ligjërisht nëse në krye të partisë më të madhe opozitare është Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.
Tubimit i është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se “protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës”.