
Kombëtarja spanjolle e femrave vijon të jetë në qendër të polemikave pas puthjes së famshme mes kreut të Federatës Mbretërore të futbollit, Luiz Rubiales dhe një prej futbollisteve gjatë finales së botërorit.
Por ajo që i ka shtuar më shumë këto polemika, është këmbëngulja e Rubiales, i cili duket se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij.
“A ishte aq serioze sa të largohem? Unë nuk do të jap dorëheqjen. Duhet të ketë një ligj që dikush të largohet nga një vend. A mjafton një puthje konsensuale për të më larguar? Shpresoj që ligji të respektohet.
Ishte një puthje konsensuale, e cila u pranua. Kushdo që e sheh videon do të kuptojë se para miliona njerëzve në televizion, para gjithë njerëzve që ishin aty, dëshira që mund të kisha në atë puthje ishte e njëjtë me atë që mund të kisha duke puthur një nga vajzat e mia. Këtë e kupton kushdo, madje edhe ata që janë në media. Feminizmi i rremë është një plagë”, u shpreh Rubiales.
Ai është nën hetim nërkohë për sulm seksual, teksa u morr për bazë dhe deklarata e lojtares, e cila menjëherë pasi ndohi, u shpreh se nuk i pëlqeu.





