Messi sigurisht ka shumë fansa në botë, megjithatë një prej tyre duket se është më e veçantë.
Suzy Cortez, modelja e famshme braziliane e ka shprehur publikisht mbështetjen dhe adhurimin që ajo ka për yllin e Argjentinës, teksa këtë herë ka shkuar pak më larg.
Ajo ka bërë tatuazh fimrën e futbollistit në të pasmet e saj, duke e shoqëruar me numrin 10 të Leos dhe 3 yjet, që simbolizojnë 3 Kupat e botës të fituara nga Kombëtarja argjentinase.
Në fakt, Cortez e premtoi se do të bënte një tatuazh tepër special për Messin, nëse ai do arrinte të fitonte botërorin e vitit 2022 dhe, pasi ai e arriti ajo e mbajti fjalën. Ajo postoi dhe foto të tatuazhit ku në fakt dukej dhe tepër sensuale.