Ish-futbollisti i njohur i Liverpool-it, Kenny Dalglish, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po kurohet për kancer. Këtë lajm të trishtë donte t’a mbante për vete, por 75-vjeçari u detyrua që t’a konfirmonte pas shpërndarjes në rrjet.

“Siç e ka treguar postimi im i pavullnetshëm në rrjetet sociale, aktualisht po i nënshtrohem trajtimit për kancer. Ndryshe nga përdorimi im i telefonit celular, trajtimi po shkon mirë. Në mënyrë ideale, kjo do të kishte mbetur private sepse kështu duhet të jetë, por aftësitë e mia të dobëta me teknologjinë më kanë detyruar të dal publikisht. Natyrisht që nuk kisha ndërmend ta bëja publike këtë çështje, ndaj do ta vlerësoja nëse do të respektohej privatësia ime dhe e familjes sime. Si gjithmonë, faleminderit stafit të mrekullueshëm mjekësor që ka treguar kujdes dhe diskrecion të jashtëzakonshëm, jo vetëm ndaj meje, por ndaj shumë e shumë të tjerëve”, shkruan ai në postimin e tij.

Ndërkohë Liverpool FC deklaroi: “Jemi të gjithë me ty, Sir Kenny. Mbështetja, urimet më të mira dhe dashuria e të gjithëve te Liverpool FC janë dhe do të jenë me Sir Kenny dhe familjen e tij. Klubi dëshiron gjithashtu të theksojë kërkesën e tij për privatësi në vazhdim.”