Ëndrra e Markout për të prekur finalen e Kupës së botës u ndërpre ditën e djeshme, pas humbjes 2 me 0 me Francën.
Megjithatë, afrikanët u larguan me kokën larg, për artiset e tyre. Mbresëlënës ishin dhe tifozët e tyre, të cilët për 90 minuta nuk reshtën së mbështeturi kombëtaren e tyre, edhe pse pësuan gol që në minutën e 5-të.
Megjithatë, marokenët rrezikojnë të dënohen nga FIFA, për shkak se gjatë ndeshjes kanë duke recituar strofën e parë të Islamit, ose Shehadetin. Megjithatë, siç dihet FIFA ndalon dërgimin e mesazheve politike dhe fetare gjatë ndeshjeve, si dhe brohoritjet nacionaliste dhe ndoshta ky veprim mund të nënkuptojë një gjobë për kombëtaren e Marokut.
“Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i tij,”- tifozët marokenë dëgjoheshin duke brohoritur gjatë ndeshjes.