Leo Messi po hijon muajt e parë të jetës së tij të re në Amerikë. Megjithatë, një gjë që nuk i mungon kurrë, janë tifozët që i kërkojnë foto dhe autograf.
Së fundmi një video po qarkullon në rrjetet socale, ku tregon gjestin e bukur që ka bërë lojtari argjentinas ndaj një adoleshenti.
Ky i fundit e ka ndaluar yllin e Inter Miami, duke i kërkuar foto por po ashtu ka provuar dhe fatin, duke i kërkuar një puthje në faqe. E në fakt, Messi nuk ka nguruar aspak, pasi ka afruar fytyrën dhe ka puthur adoleshentin në faqe, duke e lumturuar jo pak.
Leo Messi vazhdon t’i gëzojë tifozët edhe në fushën e futbollit, pasi ai ka shënuar pesë gola dhe një asistim në tre ndeshjet e tij të para për Inter Miamin.
الأسطورة ميسي يُقبل مشجع😂❤️ pic.twitter.com/7VNh2qO1cO
— Messi Xtra (@M30Xtra) August 4, 2023