“Hëna apo Dielli” është një nga rubrikat në emisionin “E Diell”, ku të ftuarit e ndarë në skuadra vendosën përballë lojërave të ndryshme. Një ndër to është edhe krijimi i një historie përmes fotove.

Dy pjesëtarë nga dy grupet do marrin në mënyrë rastësore fotot që kanë njerëz, vende apo edhe sende dhe do të krijojnë historitë e tyre.

Lei Kraja ishte ajo që përzgjodhi fotot dhe i ranë: Jori Delli, jakuzi, sharrë, djallëzi dhe Lorik Cana.

“Jori ishte në jakuzi dhe Lorik Cana ngeli duke e parë, duke e admiruar. Monica u çmend, Monica është bashkëshortja dhe ia preu me sharrë”, tha moderatorja e njohur, e aty shpërthyen të qeshurat.