Emri i Michael Schumacher peshon shumë në Formula 1 dhe, duket se këtë më shumë po e vuan djali i tij, Mick Shumacher.
23-vjeçari i cili këtë vit kaloi sezonin e tij të parë si pilot i F1 për skuadrën e Haas, nuk do të ketë mundësi të garojë edhe për një sezon tjetër. Prej kohësh përflitej se skuadra nuk do i rinovonte kontratën, e po ashtu më herët ai mbylli kontratën e bashkëpunimit me Ferrarin.
Ditën e sotme vetë 23-vjeçari ka njoftuar se nuk do të garojë më për Haas, e po ashtu se nuk ka ende një kontratë të re, që do të thotë se do i duhet të bëjë pushim për një vit.
“Nuk dua ta fsheh faktin se jam shumë i zhgënjyer për vendimin për të mos rinovuar kontratën tonë. Megjithatë, dua të falënderoj si Haas F1 ashtu edhe Ferrarin që më dhanë këtë mundësi.”- shprehej djali i legjendës në deklaratën e tij.
Schumacher shënoi pikët e tij të para në Çmimin e Madh të Britanisë dhe bëri disa paraqitje të mira, por kjo nuk mjaftoi që të siguronte vendin e tij. Nico Hulkenberg është përzgjedhur si zëvendësuesi, duke u rikthyer pas largimit nga F1 në vitin 2019. Ai do t’i bashkohet kolegut gjerman Kevin Magnussen për sezonin e vitit 2023.