Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dabate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Taulant Balla.

Pas fjalës së Berishës, ku hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit, duke i akuzuar se janë ata që kanë vrarë një nga anëtarët e muxhahedinëve, pas përplasjes në kampin MEK.

Në replikën e tij, Taulant Balla, i tha Berishës se politika nuk duhet të ndërhyjë në punët e drjetësisë dhe se kjo çëshjte i përket drejtësisë dhe jo Kuvendit.

Taulant Balla: Mbylljani mikrofonin këtij zhurmuesi. Bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare. Çështja i përket vetëm drejtësisë. Kuvendi, politika nuk përfshihet në çështjet e drejtësië. Do të jetë drejtësia ajo që do të përcaktojë se si ka ndodhur. Ky bën korbin, bën skifterin. Këta nuk mësuan kurrë që për të ndryshuar rendin e ditës ka një procedurë.