Një shumë parash janë sekuestruar në doganën e Kapshticës pasi nuk ishin deklaruar nga poseduesi i tyre.

40-vjeçari i identifikuar me iniciale F.D. banues në Selanik të Greqisë, po largohej nga Shqipëria dhe automjeti i tij tip “Opel” kaloi në kontroll të imtësishëm në doganë. 

Në çantën e dorës, 40-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 21.900 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Ndaj dhe ndaj tij ka nisur procedim penal.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 21 800 euro, procedohet penalisht 40-vjeçari që nuk i deklaroi. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. D., 40 vjeç, banues në Selanik, Greqi.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorës së 40-vjeçarit u gjetën 21 800 euro që ai nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet në ligj. Shuma monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.