Erisa Fero është 28-vjeçarja e cila drejtonte makinen ku u gjet dhe sasia e droges prej 58 kilogram kanabis, pas një operacioni anti-drogë të policisë në Qafë- Thanë.
E reja ishte punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ndërsa duket se ishte shumë aktive në rrjetet sociale. Në një postim të saj, në rrjetet sociale shihet se si ajo postonte në lidhje me transportin e drogës.
‘Bosët e drogës në Shqipëri nuk lëvizin me mjete luksoze por me smart’- është zëri në videon e postuar nga ajo në rrjetin social ‘Tik Tok’, duke shkruar: “Policet tu ngju Hoxhen…”
@erisa.fero Policet tu ngju Hoxhen ?♀️ coja shokut coja @@♒️aquarius♒️ #fy #viral #tiktok #albanianmafia?? #femratshqiptare #meshkujtshqiptar #albania #virale #policia #blloku #fyyyyyyyyyyyyyyyy #artanhoxha ♬ original sound – Betterlink
Në makinë së bashku me Feron ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja, e po ashtu dhe një 17-vjeçar.
Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë.
Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë. Aksioni aktualisht vijon për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të tjerë dhe lidhjeve të tyre.