Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 58-vjeçare ka ndërruar jetë në godinën e bashkisë së këtij qyteti.

Mësohet se viktima është identifikuar Shpresa Çani, e cila ka ndërruar jetë në ambientet e Bashkisë së Lushnjës, pasi kishte shkuar për të kërkuar se përse i ishte hequr ndihma ekonomike.

 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Por sapo ka mbaruar takimin është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë. Ambulanca e spitalit të Lushnjës mbërriti në ambientet e bashkisë vetëm për të konstatuar vdekjen e saj.