Një 38-vjeçar shqiptar ka përfunduar në burg në Greqi, pasi kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 mars, por ëhstë bërë publike vetëm së fundmi nga mediat greke. Shqiptari ka shkaur në banesën ku jetonte ish-bashkkëshortja me fëmijët e mitur, dhe i ka kërcënuar se do i digjte.
38-vjeçari kishte 8 dënimëe të mëparashme përt dhunë në familje, megjithatë duket se kjo nuk e ka ndalur inatin e tij ndaj nëns së re. Pasi i kërcënoi, ai nuk u ndal me aq, por kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, ai i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.
Sipas dëshmisë së saj kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte dhe raste të tjera. Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai është ende në kërkim, duke shkaktuar frikën e 29-vjeçares për jetën e saj.