Partia Demokratike ka dërguar sot në ambientet e Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dosjen për kullën “Mali i Tiranës” që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit.
Dosja ëhstë dorëzuar nga kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa.
Pepa ka shkuar në SPAK për të dorëzuar një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kulles më të lartë në Tiranë.
Ajo deklaroi para gazetarëve se do denoncojnë në mënyrë të vazhdueshme aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve të Tiranës
“Detajet do të bëhen publike, impenjimi jonë do të jetë iu vazhdueshëm për të denoncuar aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve të Tiranës dhe për ta kthyer në një qytet të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kryetarit të Bashkisë”, tha ajo pas daljes nga ambientet e SPAK.
Partia Demokratike e përçarë, ka dalë më qëndrime të ndryshe për “Malin e Tiranës”.
Një palë, e drejtuar nga Berisha dhe “Rithemelimi”, ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin.
Pala tjetër u përfshi në debat dhe thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të Foltores, që janë blerë nga qeveria dhe grupimi i tretë janë ata që supozohen se janë blerë dhe që deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz për të distancuar veten e tyre. Pasuesit e tyre mbrojnë ndërtimin e kullës, duke thënë se toka është private dhe pronarët e saj kanë të drejtë ta zhvillojnë.
Projekti francez “Mount Of Tirana” u prezantua vitin e kaluar. Pas përgatitjes së projektit në vendin kur dikur ka qenë e famshmja “gropa e Ajdin Sejdisë”, u vendos rrethimi për të nisur projektin e ndërtimit të kullës 185 metra të lartë në mes të Tiranës. Të parët që reaguan ishin aktivistët, të cilët organizuan edhe një protestë në lulishten që pritet të kthehet në një shesh ndërtimi.