Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është plagosur në vendin e punës.
viktima është identifikuar si Fetah Hyka, dhe se është dëmtuar në kokë nga mjeti tip “Pirun”, në një pikë grumbullimi për skrap.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:45, shtetasi Fetah Hyka, 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.