Pa shumë histori, është mbyllur protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme para kryeministrisë.
Krerët e opozitës kanë mbajtur fjalime para turmës së mbledhur në “Dëshmorët e kombit”, ndërsa pas fjalimit të Berishës, qytetarët kanë hedhur disa tymuese, shashka dhe bojë para godinës.
Nga ana tjetër, Berisha dhe mbështetësit e tij janë zhvendosur para parlamentit, ku pritet që të vazhdojnë protestën.