Zenepe Uruçi humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë në Itali, pasi bashkëshorti i saj Xhafer Uruçi e vrau duke e qëlluar disa herë me thikë.

Ngjarja shokoi mbarë opinionin publik, teksa më i rëndë ëhstë fakti që 65-vjeçarja prej vitesh vuante dhunën e bashkëshortit të saj.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, avokati Erdis Doraci deklaroi se gruaja asnjëherë nuk ka bërë denoncim për dhunën, edhe pse më herët është shfaqur në vendi ne punën me shenja, madje dhe ka shkuar një herë në spital me shpatull të thyer. Më e rëndë sipas Doracit, është fakti që dhe fëmijët e rritur të çiftit e dinin që nëna e tyre dhunohej, por nuk kanë vepruar.

“Është paraqitur në spital me një shpatull të thyer, përveçse koklegët e kanë parë me shenja në fytyrë. Por zonja asnjëherë nuk e ka treguar dhunën. Ajo e ka treguar si një aksident. As fëmijët e rritur nuk e kanë denoncuar dhe kjo më shokon. Kjo e ka sjellë tragjedinë.  Fëmijët ishin në dijeni, por nuk e kanë menduar që babai do mbërinte deri në këtë pikë. Nuk ka pasur asnjë denoncim as nga zonja, as nga ata për dhunë.”- deklaroi ai.