Është bërë i mundur identifikimi i trupit të pajetë të gjetur ditën e sotme në Kolonjë.
Policia ka njoftuar se trupi i përket 49-vjeçares Mimoza Kristo, e cila prej disa ditësh ishte zhdukur. Kristo ishte larguar nga shtëpia, ndërsa sipas familjarëve ajo vuante nga probleme mendore.
Trupi u gjet ditën e sotme, mes fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë, ndërsa paraprakisht nuk u vunë re dëmtime fizike. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se:
Më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.