Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në Krujë.

Si pasojë e një atentati ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar dhe janë plagosur 2 fëmijë të mitur.

Ndërkohë që atentati ka patur në shënjestër Gentian Bejtjan, policia ditën e sotme ka shoqëruar në komisariat 3 persona.

Dyshohet se këta të fundit kanë djeni për ngjarjen e rëndë.

Njoftim i plotë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.