Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”.

Ai deklaroi se ka palë politike që janë reshtuar krah Serbisë, dhe nuk janë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë duke u gjukuar në Hagë. Ai shtoi se kjo ka ndodhur dhe në Shqipëri dhe në Kosovë, duke shtuar se janë dhe me emra figurat politike. Ndër të tjera, këto ai përmendi dhe nismën e Ballkanit të Hapur”.

“Ka palë politike si në Shqipëri dhe në Kosovë që bëhen palë me retorikën serbe. Janë dhe me emra ata që kanë dalë në krah të Serbisë, i dinë të gjithë. Nëse duan që të mbështesin ata që janë në Hagë dhe të dalin kundër politikave të serbisë, së pari duhet të miratojnë një rezolutë që dënon Serbinë për krime lufte dhe së dyti  të kushtëzonin marrdhëniet me Serbine, qoftë në kuadër të “Open Balkan”, dhe të tjera, sepse është Serbia ajo që merr nisma kundër shqiptarëve. Kjo duhet evidentuar”-deklaroi Bytyçi.