Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka zbardhur para trupës gjykuese në Hagë, një takim që ish-presidenti ka zhvilluar në vitin 1999 me Joe Biden, tashmë president i SHBA.

Kehoe ka zbuluar mesazhin e Biden ndaj ish-presidentit Thaçi, gjatë kohës që ky i fundit ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Biden personi që urdhëroi bombardimi ne Serbisë.

Unë e di që ti nuk e kontrollon UÇK-në”, i ka thënë Biden ish-presidentit të Kosovës.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.