Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës, duke thënë se kanë shkelur rregulloren e Kuvendit.
Teksa komentoi vendimi e Lindita Nikollës për përjashtimin e deputetëve, ai tha se ky ka qenë urdhër nga Edi Rama, ndërsa shtoi se kur socialistët ishin në opozitë kanë bërë më keq e s’janë përjashtuar.
“Në vend që të jeni garante e Kushtetutës, jeni kryesorja në shkeljen e saj duke plotësuar kërkesat e Partisë, çfarë thonë këta, bëni ju. Ju nuk respektoni as procedurën, as afatet kohore kur përjashtoni deputetët. Ju duhet të reagoni kur deputetët preken me dorë, apo rrethohet hyrja e Parlamentit sikur ta keni këtu thesarin e Ali Babës dhe 40 deputetët. E kuptoj që e shikoni si thesar këtë vend, se nga këtu prodhohen 240 mijë dollarë që Rama ia jep McGonigal. E kuptoj që bëni si të shqetësuar për bilbilat, por ju e fusnit vuvuzelën deri në grykë dhe nuk u përjashtua njeri”, tha Salianji.