8 vite e 8 muaj burg është dënimi i dhënë ditën e sotme për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Marku.
Vendimi është dhënë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, teka më herët Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.
Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.