Deputetët e Komisionit të Sigurisë, Eduard Noka, Ervin Salianji, Isuf Çelaj dhe Lindita Metaliaj janë nisur drejt Vaut të Dejës, për t’u takuar me kreun lokal të “Rithemelimit”, që u sulmua me tritol një ditë më parë.
Deputetët do të takohen me Benard Ndrecën, i cili ishte pre e atentatit në orët e para të mëngjesit të djehsëm.
Vetë Ndreca pretendon se tritoli që shpërtheu në mjetin e tij është vënë për qëllime politike.