Enea Karakaçi është drejtuesi i ri i OSHEE-së, pasi Ardian Çelës i ka përfunduar mandati në krye të institucionit më të rëndësishëm të energjisë.

Karakaçi ka qenë më herët Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë.

Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri. Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.

Kujtojmë se Ardian Çela mori drejtimin e OSHEE në vitin 2014, ku në nisje të detyrës miratoi disa paketa për pagesat më këste të detyrimeve për familjarët dhe bizneset.