Sali Berisha e ka cilësuar “cunam popullor” protestën që ka thirrur ditën e sotme para kryeministrisë duke përmendur edhe një shprehje të novelistit amerikan George Orwell se do të thonë të vërtetat. Po ashtu nuk ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës se është kryeministër i korruptuar.
Berisha: Qytetare e qytetarë të pranishëm në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik. Shqiptarë kudo ku jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri, një përshëndetje vëllazërore.
Është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj edhe sot ditën e siparit të revolucionit demokratik do themi të vërtetat tona.
Të bëjmë cdo sakrificë cdo përpjekje që ato të triumfojnë. Rroftë fitorja. Në protestën e fundit. Opozita pro perëndimorë e Shqipërisë, u tregoi të vërtetën liderëve europianë se Rama është kryeministri më I korruptuar në Europë. Se Rama është narkokrati që duke vjedhur votën, pasuritë e shqiptarëve është shndërruar në shpresëvrasësin më të madh në Europë. E mbani mend baltën kundër popullit opozitar. Mbani mend atentatin që organizoi me një mjeran, që zëri ynë të heshte, por mori turpin botëror. E vërteta kurrë nuk mbulohet dot”,u shpreh Berisha nga podiumi.