Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e së martës në Vaun e Dejës.
Objektiv ka qenë kreu i “Rithemelimit” në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet, e pranishme në oborr ishte dhe nënën e tij.
I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, avokati Elton Laska deklaroi se mesazhi i dhënë ishte i qartë, dhe ishte nga një palë kundrejt tjetrës. Sipas tij, autorët e vendosjes së tritolit donin të tregonin se nëse kalohen caqet e vendosura, pasojat do jenë të rënda.
“Unë nuk di të jap emra se për kë ishte mesazhi apo se cila është arsyeja që u bë ky atentat. Mesazhi është i qartë, nëse ju kaloni caqet dhe nuk bini palë me këto pakte, do ketë pasoja të rënda. Duket që është një mesazh i rëndë. Por palët do kudnërpërgjigjen. Do ketë forma të tjera. Gjithçka vjen nga krimi. Ata personat që shkuan atje të vënë tritolin, nuk janë njerëz të zakonshëm. Plus janë të zonës se e njihnin vendin. E dinë se cili do jetë mesazhi, sa do jetë forca, ishin të kujdesshëm që mos kishte viktima. Nuk di të aludoj nëse është mesazh politik apo jo.”- tha avokati.